LAKEVIEW RESIDENCES, NJË OFERTË UNIKE PËR TIRANËN · Lake View

LAKEVIEW RESIDENCES, NJË OFERTË UNIKE PËR TIRANËN

Home - Blog - LAKEVIEW RESIDENCES, NJË OFERTË UNIKE PËR TIRANËN

LAKEVIEW RESIDENCES, NJË OFERTË UNIKE PËR TIRANËN

Të vendosura përballë liqenit piktoresk artificial të Tiranës, Lakeview Residences po marrin formë për të krijuar një kompleks unik që do të sjellë një dimension të ri të jetesës moderne dhe elegante në Tiranë. Projekti ofron standardet më të larta në ndërtim dhe shërbime.

Lakeview Residences, janë projektuar për t’u shndërruar rezidencën e banimit më luksoze dhe elegante në Shqipëri, do të ofrojnë 600 njësi banimi të dizajnuara në mënyrë bashkëkohore, 950 hapësira të bollshme parkimi dhe struktura të integruara shërbimi dhe argëtimi, të gjitha të shtrira në një sipërfaqe prej 129,000 m2.

Lakeview Residences vijnë në harmoni të plotë me peisazhin e zonës, falë gjeometrisë organike të objektit dhe ballkoneve të gjelbra, duke i kthyer ato në një atraksion mbresëlënës dhe qetësues për banorët dhe vizitorët e shumtë të zonës.

Dizajni unik dhe bashkëkohor lejon depërtimin në thellësi të ajrit të pastër dhe dritën e diellit, një fushëpamje të gjerë nga çdo apartament, si dhe optimizon efikasitetin energjetik të ndërtesës duke përfituar nga shfrytëzimi i nxehtësisë diellore gjatë muajve të ftohtë.

Lakeview Residences janë destinacioni ideal i të jetuarit dhe të punuarit të familjeve dhe profesionistëve, duke ofruar të gjithë rehatinë dhe sigurinë e jetesës dhe komoditetin e punës në një komunitet të qetë dhe miqësor që promovon një mënyrë jetese të shëndetshme dhe në ajër të pastër.

Rezidencat janë projektuar për të integruar lehtësisht trafikun e banorëve, qiramarrësve dhe shërbimeve, duke qenë se pranë projektit kalojnë arterie kyçë që lehtësojnë lëvizjen e qytetit.Lakevieë Residences janë projektuar nga arkitekti i njohur Marc Joubert dhe studio e njohur ndërkombëtare JA Joubert Architecture.

Standardet elitare dhe luksoze në Lakeview Residences

  • Stil modern
  • Efiçencë energjitike
  • Rifinitura elitare
  • Sistem izolimi akustik
  • Izolim termik
  • Siguri 24 orë
  • 3 Kate parking nëntokësor
  • Gjenerator emergjence
  • Instalim i plote, sistem kondicionimi individual i markës SAMSUNG
  • Teknologji FTTH ( fiber to the home)
  • Parket druri në të gjitha apartamentet
  • Hyrje e dedikuar për zyrat, me shkallë dhe ashensor të veçante.
  • Ashensorë funksional edhe ne rast zjarri
  • Shkalle emergjence
  • Kualitet i lartë ndërtimi, bazuar në standartet Gjermane dhe Britanike.
  • Sisteme dedektimi tymi, nxehtësie dhe uji në çdo njësi
  • Standarti me i lartë për ndërtesa inteligjente
  • Akses i personalizuar në secilin objekt

Çfarë do të ofrojë Lakeview Residences për biznesin?

  • Vendndodhje strategjike
  • Frekuentim i vazhdueshëm
  • Shumëllojshmëri shërbimesh ndihmëse

Avantazhet e Parkimeve në Lakeview Residences

  • Siguri 24 orë
  • Mirëmbajtje e rregullt
  • Hapësira të bollshme
  • Ventilim i vazhdueshëm
  • Mundësi magazinimi
  • Vende parkimi dhe akses për persona me aftësi të kufizuar
  • Sisteme efiçentë ndriçimi

Organizmi i apartamenteve

Kompleksi i rezidencave luksoze Lakeview, të vendosura në Rrugën Kristo Luarasi dhe Rrugën e Kosovarëve, ofrojnë njësi banimi të tipologjive nga më të ndryshmet, me pamje nga liqeni i Tiranës, Unaza e Re, Këndi i Lodrave dhe kompleksi i pishinave.

Njësitë e banimit në të gjitha godinat janë të organizuara në:

  • Apartamente 1 + 1 me sipërfaqe nga 67 m2 – 100 m2
  • Apartamente 2 + 1 me sipërfaqe nga 97 m2 – 164 m2
  • Apartamente 3 + 1 me sipërfaqe nga 150 m2 – 210 m2
  • Apartamente 4 + 1 me sipërfaqe deri në 245 m2

Flet Edlira Xhemali, Drejtore e Drejtorisë së Menaxhimit në Gener 2

 

Çfarë do të ofrojë projekti Lakeview Rezidences për blerësit?

Lakeview Rezidences është një kompleks banimi tepër cilësor dhe tepër inteligjent, jo vetëm për tregun shqiptar, por edhe më tej. Kjo bazuar edhe nga qasja që kemi marrë nga target-grupi i klientëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Ajo që ne ofrojmë ndryshe nga çka është ofruar deri më tani në tregun shqiptar, është cilësia sipërore të asaj çfarë njerëzit mund të kenë parë dhe prekur me ofertat e mëparshme, për sa i përket cilësisë së banimit, shërbimit dhe ambientit përreth.

Të gjithë ata që janë të interesuar të banojnë në këtë rezidencë luksoze banimi do të gjejnë në këtë kompleks cilësinë më të mirë të rifiniturave.

Kompleksi ka një strukturë tepër solide e cila mund të përballojë tërmete deri në 9 ballë. Struktura përshtatet mjaft mirë me natyrën për shkak të formës së saj, e cila lejon që të qarkullojë ajri dhe të depërtojë drita në të gjithë apartamentet, të cilat do të kenë fasadë xhami me një shkallë ndriçimi sipas standardeve europiane. Apartamentet do të kenë të instaluar sistemet e ngrohjes dhe të ftohjes, si dhe izolim të plotë. I gjitha apartamenti do të jetë i studiuar dhe i mbyllur me një sistem të plotë, ndryshe nga çka jemi mësuar të shikojmë deri tani, ku izolimet janë bërë të pjesshme.

Sigurisht, duhet të flasim edhe për cilësinë e instalimeve, elektrike dhe hidrosanitare, të cilët nuk janë të dukshme për syrin e klientët, por që Lakeview Residences janë të standardeve europiane. Mund të përmendim edhe sistemin Fiber to the Home, i cili është me fibër të dedikuar për secilën njësi për secilin apartament. Apartamentet do të kenë të instaluar të gjithë paketën e sensorëve, të lagështisë, nxehtësisë dhe gazit, të cilat janë të lidhura me qendrën e monitorimit, duke eliminuar mundësitë e çdo risku.

Tregu i pasurive të palujtshme në Shqipëri së fundmi ka qenë një treg dinamik. Cilat janë mundësitë e investimit që Lakeview Residences ofrojnë?

Kur bëmë fazën preliminare për të përcaktuar se çfarë do të ofronim ne për tregun, çfarë mungonte dhe si do të përthithte këtë investim tregu shqiptar, menduam që të ofronim një kompleks banimi me një produkt që do të ishte maja e cilësisë së ofertës. Blerja e një apartamenti në këtë rezidencë do të jetë një investim i zgjuar, që për blerësin do të përkthehet në mundësi biznesi që nuk përfundon me blerjen e apartamentit. Çdo klient i yni është konsideruar si bashkëpunëtor dhe ne po i krijojmë mundësi për të kthyer investimin qoftë në banesë apo shërbim, duke i ofruar një aset me cilësinë më të lartë në treg dhe që reziston në kohë. Investimin e kryer e rimerr në momentin që e rishet, apo në formën e qirasë në afatgjatë. Pra, kjo paketë unike cilësie që ne po i ofrojmë klientit është njëherazi një oportunitet biznesi për secilin prej tyre.

Cili është target grupi që ky projekt ambicioz po tërheq?

Target grupi nuk është gjithëpërfshirës, por fillon nga shtresa e mesme që ka nisur të konsolidohet në Shqipëri. Mendojmë se kemi arritur qëllimin duke u bërë një target edhe për investitorët e huaj. Shqipëria po investon në prezantimin e bizneseve shqiptare dhe potencialeve, kjo rezidencë që po ndërtojmë ne është atraktive edhe për të interesuarit jashtë Shqipërisë.

Kërkesat nga jashtë nuk kanë ardhur vetëm nga shqiptarët e diasporës, të cilët i thërret ndjenja e kombësisë për të investuar në atdhe, por që jemi kthyer tashme në një target të klientëve të huaj nga Gjermania, Anglia, Italia, Greqia dhe Turqia, të cilët e shikojnë Shqipërinë si një mundësi shumë të mirë investimi. Shqipëria tashmë është kthyer edhe një destinacion pushimesh për të huajt. Ne jemi një pikë e Mesdheut mjaft interesante, me 300 ditë diell në vit, Tirana është vend strategjik i investimit. Gjendet shumë pranë detit dhe malit dhe është tërheqëse për të huaj që kërkojnë një pronë për shkak të lehtësisë së aksesit në zonat turistike.

 

By: Monitor- http://www.monitor.al