Kuzhina · Lake View

Kuzhina

Shpalosni dhuntinë tuaj të brendshme të gatimit. Të krijuara për përdorim praktik dhe të përditshëm, çdo kuzhinë është projektuar të jetë ambient i hapur, duke krijuar në këtë mënyrë një ambient ku mund të diskutohet dhe në të njëjtën kohë të ndihesh rehat gjatë konsumimit të vakteve. Në kuzhina, ashtu sikurse edhe në ambiente të tjera të ndenjes, hyn sasi e mjaftueshme dielli gjatë ngrënies së vakteve të këndshme me familjen apo edhe gjatë organizimit të darkave të rëndësishme. Ndërsa dizajni dhe detajet janë veçanërisht të rëndësishme në këtë pjesë të rëndësishme të shtëpisë, çdo kuzhinë e rezidencave me pamje nga liqeni është e pajisur me pllaka dhe dysheme druri me cilësi të lartë.