Dizajn · Rezidencat Lake View · Tarraca të gjelbra ·

Dizajni & Arkitektura

Rezidencat Lake View janë në harmoni të plotë me peisazhin e zonës, falë gjeometrisë organike të objektit dhe ballkoneve të gjelbra, duke i kthyer ato në një atraksion mbresëlënës dhe qetësues për banorët dhe vizitorët e shumtë të zonës. Dizajni unik dhe bashkëkohor lejon depërtimin në thellësi të ajrit të pastër dhe dritën e diellit, një fushëpamje të gjerë nga çdo apartament, si dhe optimizon efikasitetin energjitik të ndërtesës duke përfituar nga shfrytëzimi i nxehtësisë diellore gjatë muajve të ftohtë.