Lake View Rezidenca · Pamja juaj · Luksi qe meritoni · Tirane

Të dhëna mbi Projektin

Të vendosura përballë liqenit piktoresk artificial të Tiranës, Lake View Residences po marrin formë për të krijuar një kompleks unik që do të ridimensionojë jetesën moderne dhe elegante në Tiranë. Projekti ofron standartet më të larta në ndërtim dhe shërbime. Lake View Residences, të projektuara për tu shndërruar në ndërtesat më luksoze të banimit në Shqipëri, ofrojnë 600 njësi banimi të projektuara në mënyrë elegante, 950 hapësira të bollshme parkimi dhe struktura të integruara shërbimi dhe argetimi, të gjitha të shtrira në një sipërfaqe prej 129,000 m2.